Ó Vush.org - Te gjitha te drejtat e rezervura
Kush eshte Vellazeria Ungjillore e Shqiperise?

Tė Krishterėt Ungjillorė Shqiptarė ecin nė gjurmėt e tė krishterve tė shekullit tė parė  dhe tė ungjillit tė sjellė nė Iliri  nga apostulli Pal. Ungjillorėt kanė dhėnė kontributin e tyre jo vetėm nė nxitjen e shqiptarėve pėr tė njohur Perėndinė por edhe nė pėrhapjen e gjuhės dhe tė letėrsisė shqipe, pa harruar vlerat morale njerėzore.

Nė vitin 1819, Shoqėria Biblike Britanike  pėr tė Huaj ngarkoi Vangjel Meksin tė pėrkthejė Dhjatėn e Re nė shqip e cila u botua nė vitin 1827.
Nė vitin 1864 po kjo Shoqėri caktoi Konstandin Kristoforidhin i cili kreu studimet nė Universitetin Ungjillor nė Maltė, tė ripėrkthente Dhjatėn e Re nė dialektet Gegėrisht  dhe Toskėrisht , punė qė ai e pėrfundoi nė vitin 1884.
Ungjillorėt shqiptarė botuan dhe shpėrndanė "Abetaren"dhe "Gramatikėn" e Kristoforidhit nė vitin 1882..

Mė 1873 misionarėt e parė amerikanė qė erdhėn nė Manastir  ndikuan nė jetėn e Gjerasim Qiriazit. Nė vitin 1883 Gjerasimi nisi tė shpėrndajė Bibla e tė pėrhapė Ungjillin nėpėr Shqipėri. Ndėrkohė ai zhvillonte shėrbesa fetare nė gjuhėn Shqipe nė  tė cilat mblidheshin qindra besimtarė ungjillorė.
Nė 1891  Gjerasim Qiriazi sė bashku me tė motrėn Sevastinė hapėn shkollėn e parė shqipe pėr vasha nė Korcė.
Nė 14 nėntor 1892, Gjerasim Qiriazi me njė grup atdhetarėsh ndjekės tė besimit  ungjillorė themeluan "VĖLLAZĖRINĖ UNGJILLORE". Synimi i tyre ishte i trefishtė: pėrhapja e Ungjillit nė Shqipėri; botimi i letėrsisė shqipe;  hapja dhe drejtimi i shkollave shqipe.

Mė 1893, Gjerasim Qiriazi arriti tė nxirrte njė leje nga autoritetet turke pėr njė siperfaqe toke qė do tė pėrdorej pėr varrezat e ungjillorėve, komuniteti i tė cilėve po rritej vazhdimisht.

Mė 1908 erdhėn nė Korēė misionarėt e parė amerikanė , ndėr tė cilėt edhe Fineas Kenedi i cili kishte qenė nxėnės i Presidentit amerikan Woodrow Wilson. Presidenti Willson u mbėshtet nė argumetet qė Kenedit i dha pėr shqiptarėt kur vendosi tė mbrojė territoret shqiptare nga copėtimi.
Komuniteti i Krishterė Ungjillor vazhdoi tė  rritej pavrėsisht presioneve qė i bėheshin pėr shkak tė pėrdorimit tė gjuhės shqipe nė shėrbesat e tyre fetare, derisa nė vitin 1940 arriti  nė disa qindra anėtarė.

Mė 1908 ungjillorėt Gjergj Qiriazi dhe Gligor Cilka ishin ndėr kontribuesit kryesorė tė Kongresit tė Manastirit dhe u zgjodhėn si anėtarė tė Komisionit tė pėrzgjedhjes sė alfabetit.

Atdhetari ungjillor Kristo Dako  pėr kėtė ngjarje madhore historike qė sivjet mbush 100 vjetorin shkroi :: Shqiptarė tė ditur qė pėrfaqėsonin tė gjitha shtresat e popullit: myslimanė, katolikė, ortodoksė e ungjillorė u mblodhėn sė bashku si vėllezėr...

Mihal Grameno e cilėson  kėshtu pastorin e Kishės Ungjillore Gligor Cilka : "Cilka njė burrė i madh dhe trim ishte zemra dhe shpirti i Lėvizjes Kombėtare…Cilka meriton faqe tė tėra tė historisė sonė kombėtare, pasi ai ka qenė, ėshtė dhe do tė vdesė si njė patriot."

Mė 1908 ungjillorėt rihapėn shkollėn e djemve nė Korēė ku mėsues ishin atdhetarėt ungjillorė  Petro Nini Luarasi, Nuēi Naēi etj.
Menjėherė pas shpalljes sė Pavarėsisė, nė Maj 1913, kryetari i Qeverisė sė parė Shqiptare, Ismail Qemali, ishte nė Londėr bashkė me Mehmet Konicėn dhe Filip Nogėn, si delegacion nė Konferencėn e Ambasadorėve. Nė 17 Maj Ismail Qemali   kėrkoi t'i bėnte njė vizitė Shoqėrisė Biblike me qėllimin: "T'i falenderonte pėr gjithė ndihmėn qė i kishin dhėnė ēėshtjes shqiptare, me Biblėn e tė tjerat". Vizita  u bė mė 20 maj dhe gazetari Ēarls Vudz qė ndėrmjetėsoi  pėr kėtė , dy ditė mė vonė shkroi se vizita e pėrforcoi qėndrimin simpatizues tė Ismail Qemalit kundrejt punės sė Ungjillorėve nė Shqipėri dhe ai u shpreh shumė mirėnjohės pėr interesimin e treguar , duke ofruar tė jepte ēfarėdo ndihme nė tė ardhmen.

Nė vitet 1930 ungjillorėt themeluan Institutin Bujqėsor tė Golemit pranė Kavajės e pastaj Institutin Qiriazi nė Kamėz ku sot ndodhet Universiteti i Kamzės.

Sikurse tė gjitha religjonet vuajtėn pasojat e rregjimit tė egėr ateisto-komunist edhe ungjillorėt shqiptarė u pėrballėn me diktaturėn .
Me ardhjen e demokracisė nė vitin 1992, VĖLLAZĖRIA UNGJILLORE e SHQIPĖRISĖ  rinisi veprimtarinė  e saj, nė vazhdim tė punės dhe veprės tė tė krishterėve shqiptarė tė shekujve tė parė dhe tė atdhetarėve ungjillorė si Gjerasim Qiriazi etj. Presidenti i parė i VUSH ( Vėllazėrisė Ungjillore tė Shqipėrisė ) u zgjodh Ligor Ēina, njė ndėr pesė udhėheqesit  ungjillorė qė i mbijetuan diktaturės.
Sot Vėllazėria Ungjillore pėrfaqėson mbi 128 kisha ungjillore tė shtrira nė tė  gjithė territorin e Shqipėrisė.
Nė hapėsirėn e kontributeve tė Kishės Ungjillore spikatin vlerat e sjella nė fushėn e arsimit dhe tė edukimit, tė mjekėsisė, tė punės me fėmijėt, jetimėt, tė shėrbesės ndaj tė vobektėve, tė pėrkujdesit ndaj vejushave dhe tė burgosurve, gjė qė dėshmon thelbin e besimit tė krishterė qė ėshtė Dashuria  pėr njeriun.
Ndėr kontributet e kishave ungjillore pėrgjatė viteve tė demokracisė pėrmendim:
28% e kishave sigurojne mbėshtetje financiare nė kohė krizash
47% e kishave janė pėrfshirė me mbledhjen dhe shpėrndarjen e veshmbathjeve
25 % e tyre ndihmojnė duke siguruar ushqime per te varferit
20 % e tyre sigurojnė ushqim tė gatuar pėr tė varfėrit
32% e kishave sigurojnė kurse gjuhėsh tė huaja,
13% trajnime pėr punė tė ndryshme
19% sigurojnė ndihmė mjekėsore direkte ose indirekte.
Nuk duhet harruar shėrbesa e Vėllazėrisė Ungjillore tė Shqipėrisė ndaj mijėra vėllezėrve shqiptarė nga Kosova nė kohėn e masakrės serbe , duke strehuar, siguruar ushqim dhe veshmbathje.
Kisha ungjillore e Shqipėrisė mbajti peshėn e mbi 15% tė kosovarėve qė i detyruan me dhunė tė linin trojet e tyre hd etė vinin nė Shqipėri.
Gjatė shėrbesės sonė nė qendrėn tranzite ne Pallatin e Sportit  "Asllan Rusi "  VUSH mori vlerėsim tė vėcantė pėr kontributin e saj nga UNHCR.
Aktualisht , si komunitet jemi aktivė nė ndihmė tė tė dėmtuarve tė Gėrdecit ku kemi shpėrndarė mbi 25 ton ushqime, dhjetra ton  veshmbathje, qindra  shtretėr dhe  dyshekė dhe kemi siguruar  e po sigurpojmw nw vazhsimwsi ujė tė pishėm per  mbi 300 familje.
Janė me dhjetėra kisha Ungjillore sot qė japin kontributin e tyre  nė edukimin dhe arsimimin e fėmijėvė shiptarė nė zona tė ndryshme tė vendit.
Duhet pėrmendur gjithashtu kontributi ynė nė dhurimin e gjakut nga qindra besimtarė ungjillorė nė ndihmė te fėmijėve talasemikė qė ėshtė tashmė njė aksion i vazhdueshėm.
Komuniteti ungjillor pėrbėhet nga  njė anėtarėsi prej dhjetra mijėra besimtarėsh

Bese, shprese dhe dashuri
Gjerasim Qiriazi
Pamje nga marshi i Jezusit ne Elbasan