![]() Familja e pastor Dritanit, te aferm, qytetare te Shkodres, vellezer dhe motra te besimit.
Jemi sot ketu te pikelluar nga dhimbja per humbjen e bashkeshortit e babait, birit e vellait , priftit te kishes Fjala e Krishtit dhe mikut e vellait tone te besimit Dritan Prroj.
Jemi sot ketu te lenduar ne dinjitetin njerezor , te se drejtes per te jetuar, kur dikush ne mesin e dites ne mesin e qytetit merr jeten e nje tjeter njeriu sikur ajo jete, te ishte prone e tij. Merr jeten e Tanit te cilin ai kurre se kishte njohur me pare Tanit qe kurre si kishte bere asgje te keqe atij.
Jemi sot ketu te gjithe njeherazi te fyer e te vrare ne qytetarine tone te shekullit te 21.
Jemi sot ketu per te nderuar Tanin sherbetorin e Perendise, njeriun qe nuk u lodh per te qene prane atyre qe ishin ne nevoje, njeriu qe mbante ne lutje te tjeret, qe qau me ata qe qanin dhe gezohej me ata qe gezoheshin, njeriu qe refuzoi te mbyllej pergjithmone pas dyerve te shtepise, qe refuzoi te braktiste Shkodren e te jetonte gjetke anonim dhe i pasigurt ne te nesermen plot frike, njeriut qe nuk e flakte dot tutje sherbesen qe Perendia i kishte dhene ,por qe kishte nje devize sikurse apostulli Pal: Per mua te jetuarit eshte Krishti dhe te vdekurit fitim.
Asgje nuk e ndali dot nga dashuria e Krishtit, asgje, as gjaksi, sepse asgje nuk mund te na ndaje nga dashuria e Tij thote Bibla. Vrasesi vetem se shpejtoi kohen e te hyrit te tij ne lavdi e na la ne te gjitheve te pikelluar per mungesen e tij ne toke deri sa nje dite te takohemi me Tanin serish ne perjetesi.
Jemi sot ketu per te te thene ty Tani , se ne do te te kujtojme gjithmone , do te kujtojme buzeqeshjen tende te vazhdueshme, qe , edhe pse nuk e dije se sa do te vazhdonte nuk e hiqje nga fytyra, do te kujtojme paqen tende por dhe merakun tend fshehur brenda tij per shtepine e familjen per gruan dhe femijet e tu qe i perqafoje sa here qe dilje nga shtepia duke e ditur se ky mund te ishte perqafimi i fundit,do te kujtojme mundin tend per njerezit ne nevoje te ketij qyteti, do te kujtojme mundin tend per kishen e Perendise, do te kujtojme se kisha ishte stacioni yt i fundit perpara se te nisje udhetimin final prane Perendise, dhe se marrja e femijeve ne shkolle do te ishte kurorra e asaj dite perpara se plumbat te te ndalnin per te permbushur detyren prinderore , do te kujtojne ata me te cilet ndave besimin tend ,anetaret e bashkesise tende dhe e gjithe Vellazeria Ungjillore Shqiptare .Do te te kujtojme Tani dhe do te inkurajohemi prej teje .
Por sot jemi ketu ne apel ndaj te gjithe klerit shqiptar per te ngulitur ne mendjet e besimtareve te tyre se jeta eshte dhurate nga Perendia dhe vetem Ai ka te drejten per ta marre, ndaj shtetit e strukturave te tij dhe gjithe sistemit gjyqesor per te ngulitur ne mendjet e qytetareve te tij qofte edhe me anen e forces se ligjit se e drejta e jetes eshte e patjetersueshme, shoqerise dhe gjithe perfaqesuese te saj, analiste e psikologe, hartuesve te programe shkollore te gjithe potencialit mediatik per te kujtuar se eshte detyra e sejcilit prej nesh per tu njehsuar, e per tu bere bashke kunder ketij barbarizmi rudimental te dale jashte cdo kontrolli, ta pakontrolluar madje dhe nga vete Kanuni qe e lindi, kunder te ashtuquajtures burrerri qe vret te pafajshmin, kunder ketij krimi te paster qe fyen dinjitetin e te gjithe shoqerise dhe nderpret enderrat e nje jete, e nje familjeje ...per ta vendosur ate ne gijotinen e ligjit, per ti dhene fund nje here e pergjithmone ketij terrori social, dhe per te shpallur gjithashtu clirimin e 1,500 familjeve te tjera te burgosura, mijera femijeve te lene analfabete qe presin per tu bere jetime, mijera grave qe rropaten per te mbajtur familjet dhe ne ankth presin per tu bere vejusha mijera njerez te pafajshem te ngujuar nga vdekjet e paralajmeruara, te gjithe keta, pjese e nje populli te shekullit te 21 qe aspiron t’i bashkohet Bashkesise Evropiane .
Tani, ti je tashme kembana qe nuk duhet te heshte, apeli qe duhet te na ndergjegjesoje te gjitheve, vdekja qe flet ne emer te jetes.
Sot Tani eshte ne sejcilin prej njerezve te tij, eshte ne kujtimet tona dhe do te jete ne memorjen tone, eshte i gdhendur ne ADN e femijeve te tij , bashkeshorten , prinderit ,vellain, motren te afermit , besimtaret e kishes se tij , ne memorjen e te gjithe atyre qe u ka sherbyer me perkushtim , ne memorjen e te gjithe ungjilloreve shqiptare si nje burre i besimit, prifti kurajoz qe edhe pse mund te jetonte gjate i fshehur brenda apo jashte shqiperise, zgjodhi te permbushte deri ne fund sherbesen per te cilen ishte i thirur, zgjodhi ti sherbente Perendise deri ne fundin e jetes se tij ndonese te shkurter .
Nese Tani do te mund te fliste sot ne funeralin e tij ,te gjithe ne qe e kemi njohur jemi te bindur fjalet e tij do te ishin po ato te Zotit te tij Jezus Krisht, ...Fali o At se nuk e dine çbejne .Ky ishte Tani.
Dritan, ndersa fryma jote i eshte dorezuar Perendise ne sot do ti dorezojme trupin tend tokes ne shpresen per tu pare nje dite ne qiell,ne bindje te fjales se Zotit, qe thote ata qe vdiqen bashke me Krishtin me te dhe do te rringjallen. Ndaj mirupafshim vellai yne , shoku yne , miku yne i shtrenjte Tani.
Fitor Muça President i VUSH |





