LEXO

PROFIL


Biografia e Gjerasim Qiriazit (1858-1894)

Predikuesi dhe njëri ndër rilindasit më të njohur të Shqipërisë është Gjerasim Qiriazi, themeluesi i Kishës Ungjillore Shqiptare. Historia e jetës së tij është sa heroike dhe krenare, aq edhe e dhimbshme... me shume (Biografia e Gjerasim Qirjazit) 





LAJME VUSH‎ > ‎

22 nëntori ditë e shënuar e historisë sonë

posted Nov 24, 2010 4:31 AM by Andi Dina   [ updated Mar 21, 2011 4:15 AM ]
22
nëntori i vitit 2010, do të jetësohet nga ungjillorët shqiptarë si një tjetër ditë e shënuar e historisë sonë të përbashkët.

Kërkesa e refuzuar e Gjerasim Qiriazit drejtuar Portës së Lartë, e pikërisht Sulltan Hamitit II-të në vitin 1887 për njohjen e ungjillorëve shqiptarë, u nënshkrua këtë Nëntor,  118 vjet nga themelimi i VUSH –it.

Ndaj  kemi të drejtë të gëzohemi të gjithë!

 

Ndryshimi i statusit nga ai i shoqatave fetare në Bashkësi fetare (komunitet), natyrisht nuk sjell asnjë ndryshim të statusit tonë frymor, por duhet të kujtojmë se puna jonë për Ungjillin do të ketë mundësi të tjera, që burojnë nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje.


Fitorja është e përbashkët dhe ka vulën e çdonjërit prej nesh, të çdo individi, të çdo kishe, të çdo misionari që ka lënë atdheun e tij në bindje të Krishtit, të çdo organizate apo fondacioni të krishterë. Ka vulën e atyre vëllezërve dhe motrave që kanë qëndruar në gjunjë në lutje përpara Perëndisë, si brenda edhe jashtë vendit.

 

Ne i jemi mirënjohës dhe falenderues Zotit tonë Jezus Krisht, Autorit të vërtetë të çdo fitoreje, sepse ka qënë dora e Tij, hiri i Tij, vullneti i Tij, instrumentat që Ai ka zgjedhur dhe përdorur, që kjo marrëveshje të nëshkruhej. 

Çdo gjë e mirë vjen nga Ati i dritave. Atij i qoftë Lavdia në jetë të jetëve! Amen!



Pastor Fitor Muca