LEXO

PROFIL


Biografia e Gjerasim Qiriazit (1858-1894)

Predikuesi dhe njëri ndër rilindasit më të njohur të Shqipërisë është Gjerasim Qiriazi, themeluesi i Kishës Ungjillore Shqiptare. Historia e jetës së tij është sa heroike dhe krenare, aq edhe e dhimbshme... me shume (Biografia e Gjerasim Qirjazit) 





Sherbesa e Grve ne Aleancen e Elbasanit

Raport mbi takimet e Grave te Aleances Elbasan.

 

Zoti punon! Ai pret qe te gjeje zemra qe do t’i pergjigjen thirrjes se Tij.

Duke marre inkurajim nga  takimet e Aleances se Elbasanit pame qe Zoti ishte duke na drejtuar dhe mesuar mbi Unitetin e Tij, si familja e Tij. Gjithashtu duke pare te nevojshme mbledhjen se bashku si vajza dhe gra ne Zotin, Alketa Hasani, Mirela Gjoni dhe Elona Deliu e paten fort ne zemer qe te treja te fillonin te punonin per t’i mbledhur grate se bashku. Fillimisht ne jemi takuar ne Shtator 2009 per te ndare kete deshire qe Zoti e kishte vendosur tek ne. Duke diskutuar se bashku vendosem qe te takonim te gjitha grate drejtuese te Kishave te Aleances per te ndare kete deshire te tonen. Kemi takuar te gjitha grate ne menyre individuale dhe nga cdo takim qe kemi zhvilluar ne jemi inkurajuar dhe pame se Zoti ishte duke punuar ne te njejtin drejtim me te gjitha grate. Te gjitha kemi qene ne nje mendje per nevojen e madhe qe ishte per t’u mbledhur se bashku  si vajza dhe gra te Zotit. E ndjenim nevojen per t’u inkurajuar nga njera-tjetra, per te mesuar nga njera-tjetra dhe per te adhuruar Zotin se bashku.

Takimi i pare qe kemi zhvilluar te gjitha grate drejtuese te Kishave te Aleances se bashku ka qene ne Tetor 2009 tek Turizmi Elbasan. Nga ai takim kemi dale ne mendimin qe do te zhvillonim nje Konference se bashku dhe kemi vendosur dhe percaktuar cdo gje qe ishte e nevojshme per pegatitjen e Konferences. E bukura e atij takimi ka qene qe te gjitha grate ishin te perkushtuara per te marre persiper dhe per te kryer nje pergjegjesi te Konferences.

Konferenca e Pare  e Grave u zhvillua me dt. 21.Nentor.2009 tek Turizmi Elbasan.

Per kete konference patem ndihmen financiare edhe te Word Vision Elbasan. Ishte bukur te shihje qe te gjitha ato gra qe moren pergjegjesi, i mbajten ato me perkushtim. Konferenca u zhvilliua ne dy drejtime kryesore. E para ishte drejtimi shpirteror dhe bashkengjitur me te drejtimi social. Fokusi yne patjeter eshte shpirteror, por nuk duhet te leme pas dore anen sociale te gjendjes dhe zhvillimit te shoqerise sone. Ne, si Kisha Ungjillore e kemi kapacitetin per te bere aktivitete te tilla sociale.

Dy temat kryesore ishin:

            - Dhuna ndaj gruas

            - Dashuria e Perendise per grate.

Per temen e pare relatore ishte Mirela Gjoni. Per temen e dyte ndau Pastore Debi  e cila sherben ne Kishen e Vlores .Gjithashtu ishte pegatitur  nje power point nga Alketa Hasani , I cili tregonte

Dashurine qe Zoti ka derdhur ndersa ka krijuar gruan. Ishe nje takim jo vetem i bukur por edhe i nevojshem.

Me pas, si gra drejtuese, kemi vendosur te takoheshim ne Peqin me 13.Shkurt.2010 dhe aty kemi vendosur qe ishte e nevojshme te mblidheshim se bashku ne menyre periodike.

Qellimi i ketyre takimeve periodike eshte:

            - Kohe lutje dhe miqesie me njera-tjetren

            - Te nxisim dhe te inkurajojme nj-tj me deshmi dhe pjese nga bibla.

            - Te ndajme programe dhe materiale qe perdorim ne Kishat tona me nj-tj

            - Te ndihmojme me qartesimin e vizioneve per sa i perket punes me grate ne Kishat ku       gjithesecila sherben.

            - Te organizojme trajnime per te rritur kapacitetet tona si gra drejtuese

            - Te organizojme dhe planifikojme aktivitete te perbashketa.

Perfundimi:

            - Saktesuam datat e takimeve si gra drejtuese per vitin 2010 (te shtunen e dyte te cdo          muaji)

            - Gjate nje viti do te zhvillohen dy Konferenca; nje ne Pranvere dhe nje ne Vjeshte.

 

Konferenca e dyte e Grave eshte bere me 29 Maj 2010 tek Menca “Buka e Jetes” Elbasan.

Ne kete Konference erdhen gra jo vetem nga Elbasani, Peqini, Gramshi dhe Librazhdi (grate e Aleances Elbasan), por edhe nga Kavaja. Nje ndihmese e mire dhe e nevojshme ka qene Radio 7, e cila beri njoftimin ne radio per kete konference. Ledi, perfaqesuese e Radio 7 ka qene e pranishme edhe ne takimet e grave drejtuese dhe ka inkurajuar ne menyre te vazhdueshme keto takime.

Qellimi i konference ishte inkurajimi dhe thellimi ne njohjen e Fjales. Tema ishte: “ Identiteti i Gruas ne Krishtin - Vleresimi i Gruas per veten”. Folese ishte Adelina Berhami e cila sherben ne Institutin Jeta e Re-Tirane. Pervec bisedave mbi Identitetin, u kalua nje kohe shume e mire ne lutje dhe ne adhurim. Gjithashtu kishte edhe kohe argetimi ku per disa nga grate u ndane dhurata, te cilat ishin pregatitur nga Radio 7. Dreka e bolleshme dhe e shijshme ishte nje moment tjeter i bukur gjate Konferences, pasi grate dhe vajzat krijuan miqesi te reja midis njera-tjetres. Edhe grupet e dikutimit ne fund te bisedave ishin shume ndihmuese, pasi u dikutuan shume pyetje jo vetem mbi temen e Konferences, por edhe pyetje te tjera qe pjesemarreset kishin per Zotin dhe Biblen.

Ne perfundim te ketij Takimi nga te gjitha grate dhe vajzat morem jo vetem falenderimet por edhe deshiren qe ato te gjitha kane; “…per te organizuar perseri takime te tilla te perbashketa, pasi jo vetem qe inkurajohemi ne Fallen e Zotit, por edhe njohim me shume njera tjetren“.

Numri i grave dhe vajzave pjesemarrese ishin rreth 120 persona. Takimi filloi 09:30 deri ne 16:00.

Kjo konference u financua nga vete Kishat e Aleances se Elbasanit.

Takimet e grave drejtuese pergjate 2-muajve te veres jane pezulluar per efekt pushimesh, por do te refillojne se shpejti ne muajin Tetor.

Grate pjesemarrese ne keto takime jane:

            - Kisha e Krishtere:                   Rudina Koci                  Elbasan

            - Kisha Bet’hel:                         Mirela Gjoni                  Elbasan

                                                            Alda Mema                  

            - Kisha Na Bashkoi Jezusi:         Alketa Hasani               Elbasan

                                                            Elona Deliu

            - Kisha Ringjallja:                      Vera Toska                   Elbasan

            - Te Rinjte me nje Mision:          Olsa Isarai                    Elbasan

                                                            Fiona Hunte

            - Kisha Burimi I Shpreses:         Mariana Kurti               Peqin

            - Kisha Antiokja                        Lirie Mana                    Librazhd

            - Kisha e Krishtere:                   Donika Qelemeni           Librazhd

            - Instituti Jeta e Re Elbasan:       Ela Kole                       Elbasan

            - Misionare ne Elbasan:              Kerry Nixon                  Elbasan

 

Ne jemi te inkurajuara nga Zoti nepermjet njera-tjetres. Nje mbeshtetje e mire kane qene pastoret e Kishave te Aleances.

Zoti vazhdon punon! Ne duam thjesht te jemi gati qe te lejojme Atin tone te punoje me ne dhe te gjithe se bashku per Mbreterine e Perendise.

Ne vija te pergjithshme, keto ishin disa veprimtari qe ne si Aleance do te donim te ja prezantonim Vellazerise Ungjillore Shqiptare. 


KOORDINATORE TE PUNES ME GRATE

ALKETA HASANI

MIRELA GJONI

ELONA DELIU