Ungjilli per cdo shqiptar dhe pertej
Ó Vush.org - Te gjitha te drejtat e rezervura
Se bashku t'ia cojme ungjillin cdo shqiptari e pertej!


Vellazeria Ungjillore e Shqiperise ka mikpritur nje sere ngjarjesh rajonale dhe kombetare me qellim qe te rrise mundesite qe kishat te deshmojne per Krishtin dhe te qendrojne ne unitet ne Fryme dhe ne qellim. Disa nga keto ngjarje jane: Marshet per Jezusin, Festimi i Pashkeve dhe i Krishtlindjeve, Projekte per Ungjillizimin e qyteteve, Konferenca per lutjen, dhurime masive gjaku etj.
Disa menyra te tjera qe Vellazeria Ungjillore ka nxitur dhe inkurajuar kishat lokale ka qene bashkepunimi me "Shoqerine Ungjillore te Billi Graham", "Besimi i Ravi Zakarias" dhe "Shoqeria Ungjillore e Luis Palau" etj.

Nder aktivitetet dhe sherbesat e VUSH-it mund te permendim:

  • Sherbesat te perbashketa per Pashke dhe Krishtlindje
  • Mbeshtetja ose organizimi i Konferencave Kombetare per Ungjillizimin, mbjelljen e kishave, adhurimin, Konferenca per pastore dhe barinj te kishes, Misionin etj  
  • Ndermjetesim per te ndihmuar kishat me, materiale te nevojshme, karrige, literature,etj
  • Aleancat Rajonale- Nje mundesi shume e mire qe udheheqesit e kishes ne nje qytet apo rajon te mblidhen bashke per lutje, inkurajim por edhe per te bashkepunuar per ungjillin.
  • Dhurime Masive gjaku
  • Marshet per Jezusin
  • Mbeshtetja per Projektin Femija i Kriishtlindjes
  • Seminari "Langham Preaching" per predikues
  • Ndihme humanitare qe eshte treguar ne disa raste si kriza e Kosoves, kriza e Gerdecit etj


Ne zyren e VUSH ofrojme:

  • BUK- mundesi per te blere literature dhe materiale te krishtera si CD, DVD, audiokaseta etj.
  • Gazeta e VUSH- nje mundesi qe te shkruani deshmi nga jeta juaj apo nga sherbesat e kishes suaj si dhe te inkurajoheni se cfare po ben Zoti ne kishen shqiptare.
  • Ofrojme ndihme per sigurimin e Lejeve te Qendrimit per misionaret qe sherbejne ne Kishat tona
  • Komunikim me e-mail per lajmerime dhe nevoja te anetareve te VUSH
  • Informacion mbi gjendjen, rritjen dhe nevojat e kishes shqiptare
  • Vertetime anetaresie dhe kerkesa te ndryshme per Ambasadat, Bashkite etj.

Ju mirepresim ne zyren e VUSH qe te pijme nje kafe dhe te bisedojme e te lutemi per nevojat e kishes suaj!